Ministrja Bajrami në QKUK pas infektimit me COVID, pas konsultës me mjekë lirohet për trajtim shtëpiak

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila para dy ditësh është infektuar me COVID-19, sot ka qenë për konsult në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Express nga QKUK-ja. Bajrami është liruar në mjekim shtëpiak pasi kishte marrë terapinë.

“QKUK ju konfirmon se ministrja Hykmete Bajrami ka qenë në QKUK ku është konsultuar me mjekët. Pasi ka marrë terapinë, është liruar në mjekim shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Bajrami kishte rezultuar pozitive me COVID-19 para dy ditësh. Për këtë kishte njoftuar vetë ministrja përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, kishte shkruar Bajrami.