Ministria nuk i bart 300 mijë euro Vushtrrisë, 65 fshatra pa ujë

Kanë kaluar gjatë muaj që kur Kuvendi i Kosovës ne ka miratuar buxhetin, ku përfshihet edhe ndarja e 300 mijë euro për kyçjen e komunës së Vushtrrisë në ujësjellës, por rreth 65 fshatra të këtij qyteti ende kanë mbetur pa u ujë të pijes. Kjo për shkak se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka bartur mjetet tek komuna.

I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj.

Përkundër kësaj, ai deklaron se projekti do të vazhdoi me mjete vetanake të komunës dhe me participim të qytetarëve.

Për vendimin e ri të Qeverisë në emërimin e bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, Tahiri thotë se janë emëruar politikisht dhe jo profesional.