Ministria në “gjumë”, bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prishtinë-Lipjan-Shtime

Reshjet e borës i kanë zënë të papërgatitura kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve në Kosovë.

Në rrugën Prishtinë-Lipjan-Shtime është vështirësuar qarkullimi i automjeteve duke shkaktuar edhe kolona të gjata.

Kjo rrugë është ngrirë, pasi nuk u pastrua pas reshjeve të borës.

Gjithashtu raportoi se në magjistralen Prishtinë-Pejë, janë krijuar kolona të gjata për shkak të rrugës së papastruar.

Ndërkohë, nga të dhënat e publikuara në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme