Përmes një postimi në facebook ministri Zemaj tregoi se Kosova do marrë një donacion nga fondacioni Soros.

Zemaj tha se Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për teste PCR, raporton ballkani.info

Sipas Zemaj ky do jetë kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për Covid 19. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Donacioni i rradhës na vjen nga Soros.

Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19

Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke iniciar atë.