Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pasi në pjesën serbe në Merdarë është bllokuar pikë kalimi kufitar.
Nëpërmjet një njoftimi nga MPJD kanë njoftuar mërgimtarët që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare.
Njoftimi i plotë:
📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS
⛔️Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në #Merdarë.
📢Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
🚗Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
📰Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.







