Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar sot se Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa të reja kufizuese për qytetarët pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Ai ka thënë se Qeveria sot pritet t’i merr këto masa dhe se ato pritet të zbatohen që nga nesër, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, Zemaj nuk i ka përmendur se për cilat masa bëhet fjalë, por ka shtuar se mund të ketë edhe lirim të tyre në ato vendbanime ku ka më pak të infektuar.
Po ashtu ai ka folur edhe për çerdhet, duke thënë se janë në kompetencë të kryetarëve të komunave nëse ato rihapën apo ajo.
Të kujtojmë se brenda 24 orëve në vendin tonë janë shënuar 276 raste të reja me COVID, ndërsa janë shëruar 167 persona. /Ballkani.info/







