Ministri Vitia për punësimin e motrës së Liburn Aliut dhe të tjerëve: I njoh moti, janë njerëz meritorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për punësimet të njerëzve të afërt me VV-në në pozita udhëheqëse kuadër të Ministrisë që ai drejton.

“Ta bëjmë një dallim mes emërimit, punësimit dhe delegimit. Në kabinet janë persona të emëruar nga unë. Delegimi, kur është e drejtë e imja, duhet të plotësoj disa kritere, i besueshëm, profesionist dhe i ndershëm. Motra e Liburn Aliut plotëson këto kritere dhe nuk ka të bëjë fare pse është motra e Liburnit. Jam i sigurt që po ta kisha konsultuar Liburnin, do të ishte kundër’’, tha ai në Debat Pernime.

Tutje ai ka përmendur edhe disa emra të tjerë.

“Asnjë nga i punësuar nga daja, nipi, mesa nuk është i punësuar nga ministri i Shëndetësisë. Blerim Vela e kam njoftë shumë kohë pas Driton Velës. Ai është më i duhuri dhe kyc të bërit të udhërrëfyesi që sot edhe pacientet tanë do të marrin trajtimin më meritor dhe të duhur në bazë të standardeve në gjithë botën. Punësimi dhe emërimi janë cështje të tjera’’.

“Arsim Kurti, i deleguar është në Departamentin e mikrobiologjisë në IKSHPK dhe të gjithë ata që janë të deleguar, ju garantoj se janë persona më meritor.’’, shtoi ai.