Ministri Shala pret në takimin lamtumirës ambasadorin e Britanisë, RuairiO’Connell

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, RuairiO’Connell.

Ministri Shala e ka falënderuar ambasadorin O’Conell për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e Institucioneve.

“Mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe për ambasadorin O’Conell për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për Kosovën në forcimin e institucioneve tona. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar kanëmarrëdhënie të shkëlqyera dhe shpresoj që shpejt këto marrëdhënie do të thellohen edhe në aspektin ekonomik, duke i rritur shkëmbimet tregtare”, tha ministri Shala.

Ndërsa, ambasadori RuairiO’Connell, falënderoi ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.

Ambasadori theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë speciale dhe njëkohësisht vlerësoi se duhet të thellohet edhe bashkëpunimi ekonomik.


loading…