Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas vizitës që ka pasur në Kroaci, mund të konfirmojë se investitori kroat, Igor Sustiç, i cili është pronar i kompanisë “Kurtilin”, së shpejti do të nis investimin në Kosovë.

“Kurtilin” është kompani që bën prodhimin e agregatëve të betonit, ka treguar Shala përmes njoftimit, përcjell Ballkani.info.

“Kjo është edhe një dëshmi që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj”, ka shkruar Shala. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Pas vizitës time që kisha në Kroaci, mund t’iu konfirmoj se investitori kroat z.Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” që bën prodhimin e agregateve të betonit do të nis së shpejti investimin në Kosovë.

Kjo është edhe një dëshmi që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon të krijojë zona ekonomike me të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë.

Po punojmë në përmirësimin e klimës së të bërit bizneset, t’i harmonizojmë politikat tona të investimeve me standardet evropiane dhe t’u shërbejmë investitorëve në mënyrë më efikase. E.SH