Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar futjen e mjaltit dhe patates së këtij shteti në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

“Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të mjaltit dhe patates nga ky shtet”, thuhet në komunikatës e MTI-së.

loading…