Ministri Murati: Po punojmë që të sigurojmë pagat e punëtorëve dhe qiratë e bizneseve

Ministri i Financave, Hekuran Murati në nje konferencë për media ka thënë se do të provohet me çdo kusht që të mos lëndohet shëndeti i ekonomisë krahas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid19.

Ai tha se janë duke punuar që të sigurojnë pagat e punëtorëve dhe qiratë e bizneseve si ndihmesë për bizneset private, por nuk saktësojë a janë këto ndihma vetëm për gastronominë, përcjellë Ballkani.info.

Murati tha se nuk bëhet fjalë për një pako gjithëpërfshirëse. /Ballkani.info/