Dritat e qeverisë po rrin ndezur edhe gjatë natës, Murati tregon se kush po punon me orar shtesë

Që nga apeli i Qeverisë që qytetarët të kursejnë energjinë elektrike, mediat vazhdimisht kanë raportuar për dritat që janë lënë ndezur në ndërtesën qeveritare pas orarit të punës.

Për këtë ka reaguar sot ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili thotë se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, dhe pagesa të tjera që duhet të kryhen para Vitit të Ri.

Postimi i tij:

Po, punon dikush!

Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.

Ju lutem kurseni energjinë elektrike!