Ministri Mehaj përfshihet në ushtrimet e FSK-së: I hip një ushtari në shpinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është fotografuar teksa me kostum është përfshirë në disa ushtrime të ushtarakëve të FSK-së.

Në fotografitë e siguruara, ministri Mehaj shihet se i ka hipur në shpinë njërit prej ushtarëve.

Ndërkohë që në fotografinë tjetër duket sikur është duke i udhëzuar apo duke japur instruksione si të bëhen këto ushtrime.