Ministri Lekaj sheh nga afër se a po shtrohet asfalti në trashësinë e duhur (FOTO)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot ka inspektuar punimet në “Bulevardin e Gjelbër” në hyrje të Pejës.

“Gjithçka po shkon sipas planit dinamik në ndërtimin e “Bulevardit të Gjelbërt” në hyrje të Pejës. Këtë të premte filloi edhe asfaltimi në këtë rrethrrotullim, pjesë e rrugës nacionale N9. Projekte të domosdoshme, të realizuara me standardet më të larta, po zënë vend në mbarë Kosovën!”, ka shkruar Lekaj, transmeton Ballkani.info.

Në fotografitë e publikuar, Lekaj shihet duke inspektuar edhe trashësinë e asfaltit. /Ballkani.info/