Ministri Lekaj: Brenda gjashtë muajsh, Kosova me treg të lirë të homologimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se sa i takon homologimit të veturave do të ketë Udhëzim administrative tjetër dhe Ligj tjetër.

“Si rajon nuk është shtrenjtë, por meqë qytetarët e kanë shprehur si shqetësim, ne do të kemi një Udhëzim administrativ dhe Ligj tjetër. Brenda gjashtë muajve Kosova do të ketë treg të lirë. Ne në janar hyjmë me shpallje të interesit për kompani të tjera”, ka thënë Lekaj në RTK.

“Do të formohet Komisioni i ekspertëve dhe do të bëhet plotësim-ndryshimi i Udhëzimit administrative dhe i Ligjit. Ne do t’I hyjmë kësaj procedure”.

Duke folur për tema të tjera, Lekaj ka thënë se tashmë e ka angazhuar avokatin për ta paditur deputetin e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Për mocionin e opozitës për Qeverinë, Lekaj ka thënë se koalicioni PAN nuk është i brengosur.

“Gjatë qeverisjes Haradinaj po vjen era shtet”, ka theksuar Lekaj.

loading…