Ministri i Vuçiqit i quan terroristë ushtarët e Kosovës: Mos ju jepni armatim të rëndë atyre!
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke reaguar në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Ushtria e Kosovës nuk po formohet për veriun, por për “Afganistan dhe Siri”, ka thënë me ironi ze shqiptarët nga Kosova tashmë janë në Irak, Afganistan, Siri, dhe në çdo vend ku ka terroriste të Al Kaidës dhe ISIS-it.
“Nëse Haradinaj dëshiron të dërgojë shqiptarë nga Kosova në Irak dhe Afganistan, nuk duhet të tentojë që ta krijoj ushtrinë”, ka thënë Vulin, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, llogaritur me numrin e banorëve, shqiptarë nga Kosova në radhet e ISIS-it ka më shumë se çdo komb tjetër.
“Prandaj terroristëve të pa dënuar nuk duhet t’u jepen në duar armatim i rëndë”, ka thënë Vulin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sot se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk po transferohen në Ushtri për ta “marrë” veriun, ashtu siç po thotë Serbia, por ushtarët e Kosovës do të ndihmojnë për paqe në Irak dhe Afganistan. /Ballkani.info/