Ministri i ri i Shëndetësisë thotë se do ta avancojnë sistemin shëndetësor edhe në ketë kohë pandemie

Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, Armend Zemaj, ka deklaruar se pas marrjes së postit do ta ndryshojë sistemin shëndetësor edhe në këtë kohë pandemie.

Zemaj ka thënë se ministria e Shëndetësisë do të bëhet ministri e ndryshimeve në Qeveri.

“Është ndjenjë e mirë në postin e  ri. Do të ia dalim siç ia kemi dalë edhe më herët. Do të bëhemi ministri e ndryshimeve në Qeveri. Do të avancojmë sistemin shëndetësor edhe në ketë kohë pandemie”, tha Zemaj.