Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Vullnetplotë të bëjmë gjithçka që mundemi që Ukraina të triumfojë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, tha se kanë vullnetin të bëjnë gjithçka çfarë munden që Ukraina të triumfojë në luftën e saj.

“Mbështetja për Ukrainën kundër agresionit Rus është siguri për Evropën dhe gjithë botën”, tha ai.

“Shqipëria do të vijojë pa kushte të jetë përkrah aleatëve dhe partnerëve në ndihmë të popullit dhe qeverisë ukrainase”, shtoi Peleshi në Facebook.

Përkrahje për Ukrainën ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.tv.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, tha ajo, nga Kievi ku ajo shkoi me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrianë.