Ministri i Drejtësisë në Kuvend: Enis Qerkën e lirova nga detyra pasi u mora vesh me të

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pyetur në Kuvend nëse e ka shkrakurar këshilltarin e tij të jashtëm, Enis Qerka, apo nëse ky i fundit ia ka kërkuar vetë lirimin nga detyra.

Selimi ka pranuar se lirimi nga detyra i Qerkës është bërë me marrëveshje, ashtu siç kishte deklaruar tani ish-këshilltari i tij para dy ditësh në “DPT Te Fidani” në T7.

“Lirimi nga detyra është bërë me marrëveshje. E kam liru nga detyra pas raportimit. Në kohën kur është emëru këshilltari, nuk ka pasë as nuk ka aktvendim për hetime apo aktakuzë; nuk ka pasë as nuk ka aktvendim apo aktakuzë”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se raportimi i medias për këtë çështje e ka përmirësuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që ai si ministër të mos akuzohet për këtë.

“Mos të ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim për hetime ose aktakuzë… Unë e kam marrë përgjegjësinë para publikut dhe e kam marrë një vendim”, ka thënë Selimi.

Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.