Ministri i Bujqësisë takohet me ambasadorin e Turqisë, theksohet bashkëpunim mes dy vendeve

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë Çağrı Sakar dhe përfaqësuesin e TIKA-s Cihan Dinçer.

Në këtë takim u theksua bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Ambasadori Sakar shprehu përkrahjen e Qeverisë Turke ndaj institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci i shprehi falenderimin Ambasadorit Sakar për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar në projekte konkrete në fushën e bujqësisë si element i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë në vend.