Ministri i AAK-së thotë se çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit – a po e godet kryeministrin Hoti?

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shkruar në Twitterin e tij se çkapja duhet të ndodhë për sundimin e ligjit.

Selimi thotë se nuk është për çkapjen për kapje.

Edhe pse nuk e ka përmendur shefin e tij të ekzekutivit, Avdullah Hoti, ky mesazh i ministrit Selimi sikur i dedikohet atij.

“Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Haradinaj e Hoti ishin përplasur përmes rrjeteve sociale për shuarjen e Tasktforcës Antikorrupsion.

Sipas Haradinajt, shuarja e Taskforcës shkakton pasiguri juridike, ndërsa Kryeministri Avdullah Hoti kërkoi nga Haradinaj që të mos përzihet në drejtësi, teksa, tha se ajo duhet ta bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të Qeverisë.