Ministri gjerman

Ministri gjerman: KFOR-i është i përgatitur, por tregoni maturi dhe kujdes – tensionimi s’është në interes të askujt

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius tha se pati një “bisedë të hapur” me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, në konferencën e përbashkët për media ai tha se biseduan edhe për çështje se si “rrethanat të vështira në të cilat shteti i ri i Kosovës duhet ta ruajë sovranitetin dhe integritetin e tij”.

Pistorius tha se “pas SHBA-së, Gjermania është mbështetësja më e madhe e Kosovës”.

Ai foli për kontigjentin e ri të ushtarëve gjermanë që do të vijë në Kosovë “këtë pranverë”.

“KFOR-i mbetet dhe është bërë e qartë, si garantues për stabilitet dhe siguri…. Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne…. Do ta ofrojmë një kontigjent shtesë që do të vijë këtë pranverë. KFOR-i është hallka e tretë e sigurisë në vend dhe është i përgatitur si është më së miri”, tha Pistorius.

Ai tha se nga tensionimi s’ka interes askush.

“Bëjmë thirrje për maturi dhe kujdes. Kjo pra është kërkesa”, tha ministri gjerman.

“Në perspektivë, të gjitha palët, edhe Kosova, duhet të kontribuojnë në shtensionimin e situatës. Këtu edhe roli i Serbisë është i veçantë, për të cilin ne do të kemi kujdes edhe në të ardhmen”, tha Pistorius.

Ai bëri thirrje edhe për dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu duhet të rinis shpejt sepse vetëm atëherë mund t’i afrohemi integrimit të Kosovës dhe rajonit dhe këtu bën pjesë edhe zbatimi i zotimeve në Ohër”, tha Pistorius.

Ministri gjerman preku edhe çështjen e njohjes së Kosovës, drejtim në të cilin tha se Gjermania do ta ofrojë mbështetjen e saj.