Me rastin e medaljeve të arta të fituara nga Akil Gjakova dhe sot Loriana Kuka, ku të dy u shpallën kampionë të Evropës, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka shkruar një postim në facebook.

Lorian Kuka u stolis me medalje të artë në kategorinë -78 kilogramë, pasi e mundi xhudisten nga Gjermania, Christina Faber.

Kurse Akil Gjakova dje mposhti në finale me Ippon Rufat Mamadov nga Azerbajxhani në kategorinë -73 kilogramë.

Gashi ka shkruar kështu: Për dy ditë, dy kampionë evropian, dy medalje të artaAkil Gjakova Kampion Evropian 23!Loriana Kuka Kampione Evropiane U23!

Sa ndjenjë e veçantë për të gjithë ne, investimi dhe ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje të xhudos.
Urime Akil e Loriana, përgëzime trajnerit Driton Kuka! Urime Kosovë!