Ministri britanik i vaksinuar infektohet me COVID-19, por ka “simptoma shumë të lehta”

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, thotë se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po vuan simptoma “shumë të lehta”.

Javid, i cili ka thënë se kishte marrë të dyja dozat e vaksinës, bëri testin të shtunën në mëngjes pasi ndjeu disa simptoma dhe rezultati u kthye pozitiv.

Ai është izoluar derisa të marrë rezultatet e një testi negativ PCR.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar një rritje enorme të rasteve dhe pritet një dimër i vështirë për Britaninë e Madhe.

Kjo vjen ndërsa Britania regjistroi më shumë se 50.000 raste ditore për ditën e dytë me radhë, vetëm dy ditë para se pothuajse të gjitha kufizimet të hiqen.