Ministri Abdixhiku me të marrë detyrën del në terren, përcjellë nga afër mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku me të marrë detyrën sot, në orët e mbrëmjes ka dalë në terren.

“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë. Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren”, ka shkruar Abdixhiku.