Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  për siguri pensionale dhe invalidore me të cilat ulet kufiri i moshës për pensionimin e minatorëve. Zbatimi i ndryshimeve do të hyjë në fuqi menjëherë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.

Siç njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në pajtim me atë që është premtuar në programin qeveritar, minatorët do të mund të  dalin në pension pasi të mbushin  40 vite stazh pensioni për burrat, respektivisht 35 stazh pensioni për gratë.

Kjo nënkupton se nëse tani një minator pensionohej pasi ka mbushur 58 vjet, me ndryshimet do të pensionohet rreth moshës 50-vjeçare. Me këto ndryshime ligjore  plotësohen kërkesat shumëvjeçare të minatorëve.

“Me ndryshimin dhe plotësimi e Ligjit i mundësohet të siguruarve që punojnë në vendet e punës tek të cilat stazhi i të siguruarit konsiderohet stazh i zgjatur, t’i ulet mosha për pensionim në proporcion me kohën e kaluar në punë me stazh të benificuar.  Do të vazhdojmë me aktivitetet e premtuara  në pjesën e stazhit të benificuar për të cilin tashmë është përgatitur analizë me përkrahjen e “Bankës Botërore”, ndërsa do të bëhet edhe revizion i të gjitha vendeve të punës për të cilët stazhi i të siguruarve konsiderohet i zgjatur”, citojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.