Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari: Kuvendi duhet ta shkarkojë bordin e AKP-së, një mbledhje e atij bordi kushton mbi 26 mijë euro

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se propozimi për shkarkimin e Bordit të AKP-së është miratuar me shumicë votash në Komisionin për Ekonomi.

Kusari-Lila tha se është e domosdoshme që Kuvendi ta shkarkojë bordin e AKP-së pasi vetëm një mbledhje e anëtarëve të AKP-së i kushton buxhetit të Kosovës 26 mijë e 166 euro.

“Për kolegët deputetë që debatuan në raport me mostransparencën e kam një informacion Mbledhja e Komisionit për Ekonomi ka qenë publike dhe kemi diskutu me bordin e AKP-së, me 6 vota për është miratuar shkarkimi i bordit.  Dje, bordi i cili është në proces të shkarkimit ka dërguar letër-kërkesë tek ministria e Financave me të cilën ka kërkuar realizimi i pagesave për anëtarët e AKP-së, një takim i anëtarëve të bordit të AKP-së i kushton buxhetit  26 mijë e 166 euro. Një kompenzim, i bordit neto për 8 anëtarët e bordit është 21 mijë e 66 euro. Kjo ka qenë kërkesa e djeshme për takimin e sotshëm”, ka thënë Kusari-Lila

Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që në rend të ditës në seancën e sotme të futet edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të cilat i kanë kundërshtuar partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK.