Milot Rashica shumë afër transferimit te gjiganti turk

Mediat turke kanë raportuar se ylli i Kosovës, Milot Rashica është afër transferimit te Galatasaray.

“Skorer” ka raportuar se Galatasaray ka bërë ofertë zyrtare te Norwich City për shërbimet e futbollistit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Galatasaray ka ofruar 3.5 milionë euro për sulmuesin nga Vushtrria me një kontratë tri vjeçare.

Sipas mediumit turk, zyrtarizimi i Milot Rashicës te Galatasaray do të bëhet së shpejti.

26-vjeçari është pjesë e Norwich Cityt që nga viti 2021 kur u transferua nga Werder Bremen.

Rashica në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Vitesse e Vushtrria./Demokracia.com/