Milot Rashica shkëlqen me dy gola në fitoren e Werderit kundër Schalkes (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer për Werder Bremenin.

22-vjeçari ka shkëlqyer në “Weserstadion” duke shënuar dy gola në fitoren 4-2 kundër Schlake 04, për t’ia siguruar tri pikë të arta skuadrës së Florian Kohfeldt.

Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas një paraqitje fantastike dhe tentimeve të shumta, sulmuesi i “Dardanëve” gjeti golin edhe në pjesën e dytë, në minutën e 73’, duke shënuar për 3-1.

Në minutën e 85’, Breel Embolo shënoi për 3-2, pak minuta pasi Rashica doli nga loja, por në fund, për 4-2 shënoi Harnik.

Pas kësaj fitore, Werderi ka shkuar në kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë.