Skuadra e Beshiktasit është duke zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Grazer AK.

Klubi turk po fiton bindshëm 5:1 kundër ekipit nga Austria.

Dy gola në këtë ndeshje deri tani i ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20’të dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51’të.

Lojtari “Dardan” shihet në formë të jashtëzakonshme para fillimit të sezonit të ri 2024/25.

https://twitter.com/i/status/1814697292529611051