Milot Rashica nis stërvitjet me Galatasarayn

Një ditë pasi u zyrtarizua, Milot Rashica ka nisur stërvitet me bashkëlojtarët e rinj te Galatasaray.

Klubi turk ka publikuar disa pamje nga seanca e sotme stërvitore, e në njërën nga to shihet edhe futbollisti i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Në prapavijë të fotografisë ku shihet Rashica shihen edhe dy yjet tjerë të ekipit turk, Juan Mata që u transferua në po të njëjtën ditë me Rashicën, si dhe Mertens.

Sulmuesi i “Dardanëve” është huazuar për një vit te Galatasaray nga Norëich City.

Rashica mund të debutojë me fanellën e gjigantit turk në takimin e fundjavës në udhëtim kundër Kasimpasës./Demokracia.com/