Ylli kosovar

Milot Rashica nga minuta e parë në fitoren e Werderit ndaj Dusseldorfit

Werder Bremeni ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Dusseldorfit, 3 me 1.

Pjesë e kësaj fitore ishte Milot Rashica që ishte titullar, dhe luajti për 76 minuta kur u ndërrua nga Sargenti.

Për vendasit shënuan Mohwald, Harnik, e Sargent. Kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Lukebakio.

Në vendin e shtatë Werderi ka 21 pikë. Kurse me nëntë pikë Dusseldorfi mban vendin e fundit.