Milot Rashica ndihmon Werderin të marrë një pikë ndaj Dortmundit VIDEO

Dortmundi e Werderi kanë ndarë pikët në javën e gjashtë në Bundesligë.

Ishte Milot Rashica ai që i dha epërsinë Werderit duke shënuar një gol të bukur në minutën e tetë të takimit, në barazimin prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Por, pas vetëm një minute Dortmundi i barazoi shifrat përmes Gotzes.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë Dortmundi kaloi në epërsi përmes Reusit.

Megjithatë, mysafirët arritën të shënojnë golin e barazimit në minutën e 55 përmes Friedlit.

Në vendin e shtatë Dortmundi ka 11 pikë, derisa Werderi në vendin e dhjetë ka 7 pikë.

loading…