Kundër Ishujve Faroe

Milot Rashica nderoi Fadil Vokrrin duke shënuar gol në minutën e 9-të

Milot Rashica ka shënuar golin e parë me fanellën e Kosovës.

Anëtari i Werder Bremen shënoi gol në minutën e nëntë kundër Ishujve Faroe, shkruan indeksonline.

Rashica shënoi pikërisht në minutën 9, numrin që mbante Fadil Vokrri kur ishte futbollist.

Kujtojmë se në ndeshjet si vendas, në këtë minut tifozët ngriheshin në këmbë për të nderuar figurën e Vokrrit.