Milot Rashica lutet për gjendjen në Kosovë: Kohë të vështira, bëni kujdes

Superylli  i Kombëtarës së Kosovës dhe njëherit lojtari kryesor i Ëerder Bremen, Milot Rashica, me të marrë lajmin për dy persona të prekur me koronavirus në Kosovë ka reaguar dhe lutur për shëndetin tonë.

Rashica shfrytëzoi rrjetin social “Facebook” në të cilin numëron 103.000 ndjekës, për të folur për shfaqjen e koronavirusit në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

“Kohë të vështira… Keni kujdes të gjithë! Shpresoj që ju dhe të dashurit tuaj të jeni mirë”, tha Rashica në postimin e bërë në gjuhën angleze./Ballkani.info/