Ernest Muçi

Milot Rashica i uron mirëseardhje Ernest Muçit te Beshiktashi – dyshja do të luajnë së bashku te gjiganti turk

Klubi i madh turk, Besiktas, ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava, ku do të luajë së bashku me Milot Rashicën.

Anësori shqiptarë ka zbarkuar sot në Stamboll, ku edhe do të prezantohet nga klubi i njohur turk.

Pasi Besiktasi konfirmoi transferimin e Muçit, nuk ka munguar një koment i Milot Rashicës, i cili i ka uruar mirëseardhje tiranasit.

Rashica është te Besiktas tash e disa muaj dhe së bashku do të krijojnë një sulm shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm për rivalët.

22-vjeçari shqiptar do të nënshkruajë për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë klubit turk rreth 10 milionë euro.