Milner e kthen në shaka nervozizmin e Manes ndaj Salahut

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, e ka kthyer në shaka nervozizmin e bashkëlojtarit Sadio Mane në ndeshjen e fundjavës ndaj Burnleyt në Premier Ligë.

Liverpooli fitoi 3 me 0 të shtunën, por Mane u largua shumë nervoz në minutën e 85-të, pasi nuk kishte marrë një pasim nga Mohamed Salah në një rast ideal për gol, pak minuta para zëvendësimit të tij.

Video që tregonte nervozizmin e Manes në bankën rezervë të Liverpoolit u bë virale, ndërsa tani Milner ka kthyer gjithë situatën në shaka.

“Ndoshta e kam keqkuptuar, por jam shumë i sigurt se Sadio po reagonte pse nuk isha inkuadruar unë”, ka shkruar ai sot në rrjete sociale.

Këtë e mori me shaka edhe protagonisti kryesor i ngjarjes, Mane, që i komentoi Milnerit me “Pikërisht ajo për çka jam ankuar”.

loading…