Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, beson se skuadra e tij mund t’i shkaktojë probleme favoritit për titull, Barcelonës, përkundër që është i vetëdijshëm se do të jetë një përballje e vështirë

Gjiganti i Premierligës, Liverpooli, e mposhti lehtësisht të mërkurën Porton, me rezultat 1-1, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Pas kësaj arritjeje, skuadra e Jurgen Klopp tani do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të kësaj gare evropiane. Për ta siguruar vendin në gjysmëfinale, Lionel Messi i ndihmoi Barcelonës ta mposhtë Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4-0.

“Ne mund ta mposhtim Barcelonën, por e dimë se do të jetë shumë e vështirë, Ata janë një ekip i mirë dhe Camp Nou është një vend i vështirë për të shkuar. Por, nuk mendoj se ata kanë luajtuar me shumë ekipe si ne”, ka thënë Milner.

“Do të jetë e vështirë. Ata kanë shumë lojtarë të talentuar individualisht dhe në përgjithësi e kanë një skuadër të mirë. Camp Nou është një stadium fantastik për të luajtur me një atmosferë të mrekullueshme. Do ta kemi të vështirë, por do ta japim më të mirën për t’ua bërë edhe atyre të vështirë”.

“Gjatë dy sezoneve të fundit, me ekipet që ne i kemi mposhtur në Ligën e Kampionëve, duhet të shkojnë atje me shumë vetëbesim, pavarësisht se sa e vështirë do të jetë puna jonë”.

“Jam i sigurt se ju e keni parë ecurinë tonë këtë vit dhe edhe në ndeshjet që nuk kanë shkuar sipas dëshirën tonë, ne kemi fituar për shkak të përvojës. Kemi qenë këtu më parë dhe e dimë si të marrim rezultate”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën, më 1 maj në stadiumin “Camp Nou”, ndërsa finalisti do të vendoset në ndeshjen kthyese, më 7 maj, në stadiumin “Anfield”.