Millorad Dodik

Millorad Dodik nuk voton në hapësirën e rezervuar për votim, fletvotimin e vendosi në tavolinë para gazetarëve

Politikani serb i Republikës Srpska, Millorad Dodik votoi në Banja Llukë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Serbi.

Megjithatë, Dodik këtë nuk e bëri në kabinën e rezervuar për votim, por në tavolinë përballë ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin sesi votoi.

Dodik votoi në Konsullatën e Përgjithshme të Serbisë në Banja Llukë.

Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletvotimin dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, ku edhe ka mundur ta bëjë një gjë të tillë siç edhe parashihet me ligj – votim i fshehtë.

Në vend të kësaj, ai e vendosi fletvotimin e tij në tavolinë para shumë vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve, që mund ta shihnin se çfarë kishte rrethuar.

Ai madje tërë kohën mban të hapur fletvotimin e jo të palosur, sa që shihet qartë se për këtë voton.