Miliona euro investime në stadiumin që s’po sheh dritë në Gjilan

Ndonëse janë dhënë më shumë se 2 milionë euro për renovimin e stadiumit të Gjilanit, punimet nuk janë ende as afër përfundimit, shkruar radio Evropa e Lirë.

Komuna e Gjilanit ka ndërprerë kontratën ekzistuese dhe projekti pritet të nisë nga fillimi. Klubet e futbollit në Gjilan thonë se dëmi për ta është i madh.