Milanit i “mbetet në derë” sulmuesi portugez

Fillimi i sezonit ishte magjik për sulmuesin portugez Andre Silva, i cili ishte huazuar nga Milani, te skuadra e Sevillas.

Sulmuesi arriti të shënojë disa gola, duke u shndërruar në një lider për andaluzianët, ndërsa blerja përfundimtare e tij dukej më se e sigurt.

Megjithatë pas muajit shtator, “agjërimi” u kthye sërish dhe u bë edhe më i rëndë në vitin 2019, kur portugezi ka shënuar vetëm një gol, duke bërë që drejtuesit andaluzianë të ndryshojnë tërësisht mendim.

Kështu klubi i Sevillas ka njoftuar kuqezinjtë se nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 38 milionë euro, të sulmuesit portugez dhe në verë do ta kthejnë sërish në Milano.

Ky është një lajm i keq për kuqezinjtë, që kishin planifikuar që me ato 38 milionë euro, të blejnë mesfushorin Bakayoko nga Chelsea, ndërsa tashmë Leonardo dhe Gazidis do të kenë një tjetër çështje për t’u zgjidhur në shtëpi.