Milani zyrtarizon marrëveshjen me Ibrahimovicin

Tashmë është zyrtare. Milani ka konfirmuar se ia ka vazhduar kontratën Zlatan Ibrahimovicit deri në qershor të vitit 2021.

Marrëveshja ishte arritur në fund të javës së kaluar, por zyrtarizimi nga Milani erdhi vetëm të hënën mbrëma.

Ibrahimovic do të vazhdojë udhëtimin e tij me Milanin, aventurë që nisi me Scudetto dhe Superkupë të Italisë.

Ai u rikthye në Milano në janar dhe e ndihmoi klubin të kthehet në Europë me 11 gola në 20 paraqitje dhe 38-vjeçari do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai i është bashkuar shokëve dhe trajnerit, Stefano Pili, në Milanello, ku zhvilloi stërvitjen e parë pas pushimeve verore.