Milani zyrtarizon huazimin e Bakayokos

Milani ka zyrtarizuar huazimin e Tiemoue Bakayokos nga Chelsesa.

Skuadra kuqezi ka mundësinë e blerjes pas një viti të mesfushorit që luajti te Napoli, po ashtu i huazuar.

Bakayoko është huazuar te Milani për dy vjet pasi përfundoi me sukses testet mjekësore të hënën.

Francezi luajti sezonin e kaluar 44 ndeshje për Napolin dhe e ndihmoi klubin të përfundoi në vendin e pestë në Serie A, një pikë larg vendit të katërt që siguroi pjesëmarrjen këtë edicion në Ligën e Kampionëve.