Serie A

Milani zhytet në krizë të rezultateve, deklasohet në udhëtim nga Lazio

Milani ka pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Kampioni i Italisë ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Lazio në Serie A.

“Rossonerët” kanë humbur 4:0 nga Lazio në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Milinkoviq-Saviq hapi llogarinë në minutën e katërt pas asistimit të Zaccagnit.

Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 38-të, veçse si realizator i golit të dytë për nikoqirët.

Goditjen e radhës të besuarve të Piolit ua dha Luis Alberto në minutën e 67-të kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tetë minuta më vonë, Felipe Anderson vulosi epilogun përfundimtar të takimit me një gol nga afërsia.

Me këtë humbje Milani është në vendin e dytë me 38 pikë, 12 pikë më pak se Napoli lider.

Lazio është ngritur në pozitën e tretë me 37 pikë gjithsej.