Milani vetëm barazim ndaj Genoas, rrezikon pozitën e parë

Milani ka nxjerrë vetëm një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Genoas sonte në xhiron e 12-të të Series A të Italisë.

Mattia Destro (48’, 60’) realizoi dy gola për Genoan, ndërsa për Milanin realizuan Davide Calabria (52’) dhe Pierre Kalulu (83’).

Për Genoan nga minuta e 76-të u aktivizua Valon Behrami.

Pas 12 xhirove kryeson Milani me 28 pikë, një më tepër se Interi që zë vendin e dytë. Interi fitoi 1:0 në shtëpi sonte ndaj Napolit. Juventusi është i treti me 24 pikë.

Image