Gjiganti italian synon t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar gjatë janarit, por ta transferojë atë gjatë verës.
Tashmë nuk është fshehtësi që Milani është i interesuar për Edon Zhegrovën.
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” po mendojnë ta rinovojnë ë ekipin dhe talenti kosovar është njëri prej objektivave të gjigantit italian.
“mondoprimavera.com” shkruan se klubi nga San Siro e ka ndërmend t’i sigurojë shërbimet e përfaqësuesit kosovar gjatë janarit, por ta lë atë të luajë në Belgjikë me Genkun deri në verë, për ta marrë më pas në Itali.
“Zhegrova është një futbollist i krahut të djathtë që luan në Genk, në klubin belg me të cilin i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola. Atë e quajnë ‘Messi i Kosovës’ për shkak të kapacitetit të tij që t’i kalojë kundërshtarët. Ai është lindur në vitin 1999 dhe duket se është afër Milanit për t’u transferuar gjatë verës”, shkruan mediumi italian.
Ditë më parë vetë futbollisti e pati pranuar se ka interesime nga skuadra të ndryshme evropiane, duke mos përjashtuar as gjigandët si Barcelona dhe Milani.







