Milani synon të përforcohet në mbrojtje me danezin e Atalantës
Pasi siguroi Ibrahimovicin për repartin e sulmit, Milani vazhdon punën për të përforcuar edhe repartin e mbrojtjes.
Duke konsideruar vështirësitë për të arritur te Rugani ose Demiral, drejtuesit kuqezinj ndryshojnë objektiv, duke hedhur sytë nga Simon Kjaer i Atalantës.
Boban, Maldini e Massara kanë nisur nga puna për të bindur drejtuesit e klubit nga Bergamo që të lënë të lirë danezin, i cili nuk ka arritur të përshtatet me skemat e trajnerit Gasperini.
Nga ana tjetër, zikaltërit kërkojnë Caldarën, i cili mund të jetë çelësi për të arritur te Kajer, por kuqezinjtë nuk dëshirojnë ta humbin 25-vjeçarin.
Për të mbyllur me sukses tratativën, klubet mund të ushtrojnë të drejtën e shkëmbimit të lojtarëve në huazim, por më parë duhet të bindet edhe Sevilla, që zotëron kartonin e danezit.