Milani shumë i dobët, humb edhe nga Betis

AC Milan nuk ka arritur që të këndillët nga humbja e Derbi della Madonnina pasi që ata kanë humbur sonte kundër Real Betisit në San Siro. Me këtë humbje Milan e ka rrezikuar shumë kualifikimin, pavarësisht se ka 6 pikë në grup.

Milan dështon përsëri.

Ata kanë humbur sonte në San Siro, ku Real Betis i ka mposhtur me rezultat 1-2.

Pjesa e parë filloi më mirë për Milanin të cilët kërkonin golin, por mysafirët bënin lojë të mençur. Me anë të një kundërsulmi, Betis shënoi golin e parë në minutën e 30’të me anë të Antonio Sanabria.

Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Milan prapë sulmonte në kërkim të barazimit por kjo nuk u arrit pasi që kuqezinjtë nuk e bën këtë.

Përsëri me anë të një kundërsulmi shënon Lo Celso, në minutën e 54’të, duke komplikuar shumë gjërat për Milanon.

Krejt çka bëri Milan pas shumë sulmeve Cutrone e ngushtoi epërsinë derisa Samuel Castillejo u ndëshkua me të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Real Betis merr vendin e parë më 7 pikë, Milan janë të dytët më 6 pikë, kurse Olympiakos ka 4 pikë.

Në vendin e fundit është Dundelange më 0 pikë.