Milani rivalizohet nga Bayer Leverkusen për mbrojtësin e Barcelonës

Milani vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi dhe së fundmi emri që ka fituar më tepër kuotë është ai i francezit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

Italianët dëshirojnë huazimin me të drejtë blerjeje të 20-vjeçarit, por nga ana tjetër katalanët dëshirojnë shitjen përfundimtare të tij.

Për kuqezinjtë nuk do të jetë e lehtë të arrijnë te ish mbrojtësi i Toulouse, pasi së fundmi në garë për të janë futur edhe gjermanët e Bayer Leverkusenit.

Edhe pse italianët duken më të avantazhuar për momentin, pjesëmarrja në Europa League mund të jetë një armë plus për “Aspirinat” për të arritur te mbrojtësi francez.