Milani rikuperon dy lojtarë titullarë para ndeshjes me Parmën

Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma i janë bashkuar skuadrës së Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Parmës, pas kanë arritur të rikuperohen nga lëndimet e tyre,

Milani do të përballet këtë fundjavë me Parmën. Ndeshja e cila do të zhvillohen në orën 12:30 të shtunën, në “Ennio Tardini”, do të jetë e vlefshme për xhiron e 33-të të Serie A.

Tani që po afrohet fundi i sezonit, Milanit i duhet ndihma e të gjithë lojtarëve për ta mbajtur vendin në top katërshe të Italisë dhe ta sigurojë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Për këtë arsye, trajneri i Milanit, do të jetë shumë i lumtur që do të mundë të mbështetet në ndihmën e Lucas Paquetas dhe Gianluigi Donnarummas për ndeshjen e kësaj fundjave.

Paqueta dhe Donnarumma nuk kanë luajtur në asnjë ndeshje të Milanit që nga barazimi me rezultat 1-1 kundër Udineses më 2 prill, ku të dy u lënduan.

Megjithatë, tani është bërë e ditur se ata janë rikuperuar në kohë për ndeshjen në “Ennio Tardini”, kur kuqezinjtë do të përballen me Parmën këtë fundjavë.

Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen kundër Parmës: Donnarumma A, Donnarumma G, Reina; Abate, Calabria, Caldara, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso